Aksident i frikshëm në Rrugën e Kombit, kamioni merr përpara trafikndarësen, shpëton shoferi

Aksident i frikshëm në Rrugën e Kombit, kamioni merr përpara trafikndarësen, shpëton shoferi

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në autostradën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh. Një automjet i tonazhit të rëndë me targa AB 891KA është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga kabina pa pasoja për jetën apo shëndetin. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të mjetit, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar nga hetimet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale. Ndërkohë, qarkullimi në zonë nuk është bllokuar plotësisht, por po zhvillohet me një kalim.