Aeroporti i Vlorës, ku shkuan 42 milionë euro? Dërgohen 2 letërporosi në Kosovë, gjurmim të kredisë që Pacolli mori në…
Elton Qyno – Syri.net/ Dy letërporosi janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë, me qëllimin e vetëm gjurmimin e një shume prej 42 milionë eurosh të marra si kredi nga kompania “Mabco Constructions SA” e vëllezërve Behgjet dhe Emin Pacolli. Shuma është marrë kredi për ta investuar te aeroporti i Vlorës, por në Shqipëri kanë mbërritur vetëm 15 milionë euro. Pjesa tjetër prej 27 milionë eurosh është “shkrirë” në investime të tjera të Pacollëve në Kosovë. Tashmë hetimi për aeroportin e Vlorës është shtrirë deri në Kosovë, ku synimi është zbulimi i destinacionit të kredisë prej 42 milionë eurosh. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se letërporositë janë dërguar përmes Ministrisë së Drejtësisë nga Prokuroria e Tiranës, e cila i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës të...
Burimi:
syri.net