Adresa fiktive në QKB dhe pseudonime, Prokuroria zbardh skemën e call center-ave! Si u zhvatën 50 mln euro në BE
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e mashtrimit me Call Center, një sipërmarrje kriminale prej së cilës raportohet se u janë marrë shtetasve të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian plot 50 milionë euro. “Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në bashkëpunim me autoritetet austriake, mbështetjen e Eurojust, EUROPOL dhe drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, u bë e mundur goditja e disa call-center-ave në Tiranë, që çuan në dhënien e masave të sigurimit ‘Arrest me burg’ për 7 persona, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” për 2 shtetas, dhe u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, 5 persona. Në vijim...
Burimi:
javanews.al