80 kg kanabis “premium” nga Kanadaja/ Porti i Durrësit, nyje e trafikut drejt Kosovës?

80 kg kanabis “premium” nga Kanadaja/ Porti i Durrësit, nyje e trafikut drejt Kosovës?

Një linjë e dyshuar ndërkombëtare e trafikut të drogës nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe Kosovës është goditur gjatë operacionit policor “Anchor”. Në Portin e Durrësit u sekuestruan 127 pako me rreth 80 kilogramë kanabis të njohur si “Gelato”, të fshehura në një hapësirë të modifikuar të një automjeti të importuar nga Ontario. Sipas Policisë, droga kishte përmbajtje të lartë THC-je dhe një vlerë të përllogaritur tregu prej rreth 1 milion eurosh. U arrestuan tre shtetas kosovarë, ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim. U sekuestruan gjithashtu tri automjete, pesë telefona dhe rreth 11 mijë euro. Hetuesit dyshojnë se personat e përfshirë kishin role të ndara në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike. Pas mbërritjes në Shqipëri, ajo dyshohet se do të...