43 vite burg grupit të Shullazit, Gjykata e Lartë “vulos” dënimin për të akuzuarit për disa krime

43 vite burg grupit të Shullazit, Gjykata e Lartë “vulos” dënimin për të akuzuarit për disa krime

43 vjet burg në total do të duhet të vuajë Emiljano Shullazi dhe grupi i tij me vendim të Gjykatës së Lartë. Vendimi i kësaj të mërkure, i përket tre të bashkëpandehurve të akuzuar gjobëvënie sipas grupit të strukturuar kriminal në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj. Kështu, Emiljano Shullazi u dënua me 14 vjet heqje lirie, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me 10 vjet, ndërsa Blerim Shullazi me nëntë vjet burg. Glimando Danin që Apeli i Posaçëm e kishte dënuar me 12 vjet izolim, por u shua pasi ai ka ndërruar jetë në një atentat në nëntor të vitit që lamë pas te rrethrrotullimi i Rinasit. Rekursi në Gjykatën e Lartë ishte dorëzuar nga banda e Shullazit, por çështja nuk u arrit të fitohej. Ylvi...