Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët deri në 2 vjeç ul rrezikun e demencës
Shkencëtaret sugjerojnë se kufizimi i konsumit të sheqerit tek fëmijët deri në moshën dy vjeçare mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit dhe të ulë rrezikun e zhvillimit të demencës dekada më vonë. Studiuesit analizuan ndikimin e përfundimit të racionimit të sheqerit në Mbretërinë e Bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore. Me heqjen e kufizimeve në shtator të vitit 1953, konsumi mesatar ditor i sheqerit u rrit pothuajse menjëherë nga rreth 41 gramë (afërsisht 10 kuba sheqeri) në 80 gramë (rreth 20 kuba sheqeri). Sipas rezultateve të studimit, personat që ishin në moshë të vogël gjatë periudhës së racionimit të sheqerit kishin 23% më pak gjasa të zhvillonin demencë në moshë të madhe, krahasuar me ata që u ekspozuan ndaj konsumit më të lartë të...
Burimi:
vizionplus.tv