36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici
Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që çuan në këtë incident, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.
Burimi:
vizionplus.tv