32 vjeçari plagos me thikë 41 vjeçarin, shpallet në kërkim nga policia
Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e ndodhur në zonën e Ali Demit, në rrugën “Hodo Beg”. Blutë sqarojnë se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ky i fundit është konfliktuar verbalisht me Endrit Jolldashi, i cili në debat e sipër e ka plagosur atë me thikë. Aga ndodhet jashtë rreziku për jetën, kurse Endrit Jolldashi është shpallur në kërkim nga policia. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç. Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po...
Burimi:
ntv.al