20 masa sigurie, SPAK godet grupin e biznesmenëve: Pastronin para droge

20 masa sigurie, SPAK godet grupin e biznesmenëve: Pastronin para droge

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë nisur mëngjesin e sotëm një operacion për zbatimin e masave të sigurisë për Artur Shehun dhe biznesmenë, që dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer pastrim parash. Veç 20 urdhër arresteve për emra të njohur të krimit dhe biznesit, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 140 milionë eurove ku 128 milionë euro nga llogaritë e “Albanian Land Development”, kompani me administrator Redi Strugën që ka kryer transaksionin për blerjen e tokës në Zvërnec. Prokuroria e Posaçme ka goditur dy grupe të strukturuara kriminale në trafikun e drogës duke lëshuar masa sigurie edhe për disa biznesmenë që akuzohen për pastrim parash. SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, 15 ‘arrest me burg’ e 5 ‘arrest në shtëpi’. Në pranga ka rënë biznesmeni...