Kreshnik Spahiu: Ja arsyet pse Athina është kundër investimeve amerikane nga Vlora deri në Sarandë
Përse një protestë lokale në Zvërnec ka vënë në lëvizje mediat, qeverinë dhe opozitën greke? Kjo është pyetja që ngre analisti Kreshnik Spahiu ndërsa lexonte reagimin e Athinës ndaj ngjarjeve në jug të Shqipërisë si shumë më tepër sesa një shqetësim për protestuesin e plagosur gjatë protestës së të shtunës. Spahiu argumentoi se pas alarmit të ngritur në Greqi fshihen interesa më të gjera politike, ekonomike dhe gjeopolitike që lidhen me rivierën shqiptare dhe investimin e planifikuar në Zvërnec. Për Spahiun, shqetësues nuk është vetëm reagimi i Ministrisë së Jashtme greke, por mobilizimi i të gjithë spektrit politik dhe mediatik në Greqi rreth një proteste që ai e konsideron çështje të brendshme të Shqipërisë. “Do të ishte e udhës që klasa politike shqiptare të kishte...
Burimi:
sot.com.al