Korreshi publikon pamjet nga lagjia ‘18 Tetori’ në Lushnjë: Hale si të ishte në Bangladesh, ujërat e zeza shkojnë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar ndotjen në lagjen ’18 Tetori’ në Lushnjë. Teksa ka postuar një video në rrjetet sociale, ku duket një kanal që derdhen ujërat e zeza, Korreshi e ka krahasuar zonën me situatën në Bangladesh. Më tej Korreshi shkruan se ujërat e zeza që derdhen në atë kanal shkojnë më pas për vaditje. Reagimi i Korreshit: Lagja 18 Tetori qe nuk tregon pushteti po jua tregoj une. Hale dhe vetëm hale sikur te ishte ne Bangladesh. Shikoni se ku derdhen halet e Lushnjes e shkojne per vaditje. Turp. Do tju tregojme mrekullira vetem na ndiqni.
Burimi:
sot.com.al