Kontrolle në Qafë -Thanë/ Ministrat Lamallari dhe Salla inspektojnë pikën kufitare, me fokus sigurinë ushqimore

Kontrolle në Qafë -Thanë/ Ministrat Lamallari dhe Salla inspektojnë pikën kufitare, me fokus sigurinë ushqimore

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me përfaqësues të Policia e Shtetit, kanë zhvilluar një vizitë në Pikën e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë. Gjatë vizitës në Qafë Thanë, u diskutua mbi forcimin e kontrolleve dhe rritjen e koordinimit institucional në një nga nyjet kryesore të hyrje-daljes së produkteve ushqimore dhe mallrave në vend. Sipas autoriteteve, qëllimi i këtyre masave është garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit, përmes rritjes së efikasitetit të inspektimeve dhe bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse.