Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shërbimit të Leonard Xhamollarit, efektiv i Policisë së Durrësit me detyrë ndihmës specialist në sallën e komandimit, pas dyshimeve për përfshirjen e tij në konfliktin e ndodhur në Shkallnur, ku ishte i pranishëm edhe Denis Tafili, person i shpallur në kërkim nga SPAK. Efektivi është marrë në pyetje nga AMP dhe, sipas deklarimeve të tij, ka mohuar të ketë lidhje apo njohje me Tafilin. Megjithatë, hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje. Nga ana tjetër, Edison Gjuzi, i cili mbeti i dëmtuar gjatë konfliktit, ka deklaruar se Xhamollarin e ka parë disa herë në shoqërinë e Denis Tafilit dhe personit tjetër të dyshuar si pjesëmarrës në dhunë. Hetuesit e AMP-së po administrojnë dhe verifikojnë...