Komiteti i Helsinkit reagon pas shoqërimit brutal të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast

Komiteti i Helsinkit reagon pas shoqërimit brutal të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar pranë Parlamentit, duke dënuar mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe mbajtjen e tyre për disa orë në ambientet e Komisariatit nr. 1. Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdia Skëndaj, në një deklaratë për mediat para komisariatit, u shpreh se raste të tilla duhet të trajtohen në përputhje me ligjin dhe se mbajtja e qytetarëve për periudha të gjata kohore ngre shqetësime serioze. “Nuk duhet të mbahen në limitin e pesë orarshit. Ne kemi ngritur zërin për këtë çështje. Më vjen mirë që protestuesit u liruan”, deklaroi Skëndaj. Ajo theksoi se Komiteti do të dokumentojë çdo rast të raportuar dhe do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale për...