Komentet në rrjet/ Zegjine Çaushi e shqetësuar: Nuk mund t’i mohohet askujt e drejta për të pirë kafe! Mos i intimidoni njerëzit

Komentet në rrjet/ Zegjine Çaushi e shqetësuar: Nuk mund t’i mohohet askujt e drejta për të pirë kafe! Mos i intimidoni njerëzit

Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi në një postim të gjatë në Facebook, ka shprehur shqetësimin në lidhje me komente negative në rrjetet sociale. Sipas Çuashit, në rrjetet sociale është duke u përhapur një gjuhë urrejtje, që bëhet me urdhër të disa personave. Deputetja socialiste i quan sulmet ndaj biznesit me komente të organizuar, si goditje ndaj ekonomisë shqiptare. Po ashtu Zegjine Çaushi shkruan se problem ngelet edhe thirrjet gjatë protestës. Sipas saj, qytetarët shahen dhe ofendohen vetëm sepse nuk zgjedhin t’i bashkohen protestës dhe se askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të pirë kafe apo për të kaluar në bulevard. “Protesta është një e drejtë dhe duhet respektuar. Por po aq duhet respektuar edhe e drejta e çdo qytetari për të zgjedhur vetë,...