Klodjan Braho paralajmëron më shumë aksione nga SPAK: Goditja e pasurive të krimit dhe korrupsionit në fokus…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodjan Braho ka deklaruar dje institucioni po përballet me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe pune, çështje më komplekse dhe pritshmëri të larta publike, në një kohë kur format e kriminalitetit po ndryshojnë me shpejtësi. Sipas tij, korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, përdorimi i kriptovalutave dhe komunikimet e enkriptuara kërkojnë përgjigje më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme nga institucionet e drejtësisë. “SPAK është përballur me ngarkesë pune më të madhe, me çështje më komplekse, me pritshmëri më të larta publike dhe forma kriminaliteti që ndryshojnë shpejt. Korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, kriptovalutat, komunikimet enkriptuara kërkojnë përgjigje institucionale më të specializuar, më teknike dhe...
Burimi:
sot.com.al