KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka rrëzuar kërkesën e Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Pamela Qirko, e cila është motra e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte një nga 10 ish-anëtarët e institucioneve të vetingut që aplikuan për t’u bërë pjesë e sistemit gjyqësor pas përfundimit të mandatit të tyre kushtetues. Në mbledhjen plenare të zhvilluar më 10 korrik 2026, KLGJ vendosi të rrëzojë kërkesat e të gjithë aplikantëve nga KPK për emërim në Gjykatën e Apelit. Përveç Pamela Qirkos, u refuzuan edhe kërkesat e Suela Zhegut, Firdes Shulit, Alma Faskajt, Brunilda Bekteshit, Olsi Komicit, Valbona Sanxhaktarit, Xhensila Pines, Etleda Çiftjas dhe Roland Ilisë. Përveç këtij vendimi, KLGJ...
Burimi:
gijotina.com