S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas mos ekzekutimit të Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin e zhvilluar në Pustec, ku u luajt vetëm himni maqedonas. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji e ka cilësuar situatën si “të papranueshme, fyese dhe skandaloze”, duke kritikuar Bashkinë e Pustecit dhe institucionet përgjegjëse. Ai thekson se Pusteci është pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë dhe se respektimi i minoriteteve duhet të shoqërohet me respektimin e simboleve kombëtare dhe institucioneve shqiptare. “E papranueshme, fyese dhe skandaloze që Himni Kombëtar nuk respektohet në Pustec nga Bashkia dhe institucionet!  Pusteci është shtëpi e qytetarëve shqiptarë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Respekti për minoritetet është detyrim i shtetit shqiptar, por respekti për shtetin, simbolet kombëtare dhe institucionet e tij është...