Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme. Eksperti i IT, Gent Progni tha se Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti nëse vendosen rregulla të qarta, transparencë dhe përgjegjësi institucionale. “Shqipëria mund të ndryshojë shumë brenda një viti. Flas për 365 ditë punë rregull e përgjegjësi. Imagjinoni vetëm vitin e parë, muajin e parë, çdo kontratë publike hapet, çdo pagesë bëhet e kontrollueshme, të dhëna të hapura për të gjithë. Çdo tender publik. Muaji i tretë, çdo institucion publikon çfarë ka premtuar sa para ka marrë, dhe sa ka realizuar. Muaji i gjashtë çdo zyrtar që firmos duhet ta dijë se firma e tij nuk humbet...
Burimi:
gijotina.com