Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, pranga 57-vjeçarit
Një 57-vjeçar në Progonat është vënë në pranga për kultivim kanabisi. Policia zbuloi se në thellësi të kanioneve, ai kishte mbjellë në vazo 175 bimë të cilat u asgjësuan. Njoftimi i policisë: Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari. Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Rrjedha”. Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në...
Burimi:
sot.com.al