Kërcet grushti mes bluzave të bardha, neurologu dhunon mjekun e urgjencës
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur së fundmi në spitalin e Vlorës ku dy mjekë janë përfshirë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin. Referuar një mesazhi denoncues të publikuar nga faqja “Disidentët” mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku thuhet se neurologu ka goditur me grusht mjekun e urgjencës. Raportohet se neurologu është me origjinë nga Fieri dhe është i punësuar në një klinikë të rëndësishme. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.
Burimi:
sot.com.al