Këlliçi: PD është futur në fazën e alternativës politike, shumica e anëtarëve të KK, të rinj dhe gra

Këlliçi: PD është futur në fazën e alternativës politike, shumica e anëtarëve të KK, të rinj dhe gra

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një studio televiizve, ka deklaruar se procesi i ripërtëritjes së Partisë Demokratike është tashmë i reflektuar në përbërjen e re të Këshillit Kombëtar (KK) dhe në hapat e ardhshëm të strukturimit të partisë. Këlliçi u shpreh se lista fituese e Këshillit Kombëtar përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm brenda forcës politike, duke theksuar pjesëmarrjen e lartë të të rinjve dhe grave. Sipas tij, ‘pothuaj 1600 delegatët e Kuvendit Kombëtar patën pjekurinë politike për t’iu përgjigjur me votë thirrjes për ripërtëritje të organit më të rëndësishëm, Këshillit Kombëtar’. Ai shtoi se në përbërjen e re të këtij organi janë rreth 60% të rinj dhe gra, ndërsa 71 anëtarë janë nën moshën 35 vjeç. ‘Kjo nuk ka ndodhur kurrë...