“Karaibet e Ballkanit”, El Pais: Shqipëria, surpriza e Mesdheut
Shqipëria nuk është më një sekret. Prej disa vitesh, ajo që njihet si Rivieria Shqiptare po mbushet çdo verë me turistë dhe gradualisht po përsërit shumë nga gabimet që dekada më parë transformuan destinacionet klasike të Mesdheut. Megjithatë, bukuria e brigjeve shqiptare në Adriatik dhe Jon mbetet e pamohueshme. Nga trafiku kaotik i Tiranës drejt jugut, rrugët ngushtohen, ullinjtë zbresin përgjatë kodrave dhe papritur shfaqet deti, në disa zona ende i paprekur. Në tavernat buzë detit, peshku vjen direkt nga varka; në fshatra, të moshuarit luajnë domino nën hijen e fiqve, ndërsa të rinjtë flasin italisht, një gjuhë e mësuar gjatë viteve të emigracionit. Por jo gjithçka është kaq idilike: ky peizazh mesdhetar bashkëjeton edhe me qytete turistike si Durrësi apo me plazhe të mbingarkuara...
Burimi:
opinion.al