Kandidatura për ambasador në Shqipëri, Senati amerikan vendos më 4 qershor për Eric Wendt

Kandidatura për ambasador në Shqipëri, Senati amerikan vendos më 4 qershor për Eric Wendt

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan pritet të zhvillojë më 4 qershor një seancë vendimtare për kandidaturën e gjeneralit në pension Eric Wendt, i nominuar nga presidenti amerikan për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Në mbledhjen e tipit “Business Meeting”, senatorët e komitetit do të votojnë nëse emri i Wendt do të kalojë për miratim në Senatin e plotë, hapi i fundit procedural përpara konfirmimit zyrtar në detyrë.Seanca e 4 qershorit vjen pas hearing-ut publik të mbajtur më 20 maj në Uashington, ku Wendt prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë. Gjatë dëshmisë së tij, ai u përball me pyetje mbi korrupsionin, rolin e SPAK-ut, investimet amerikane dhe bashkëpunimin strategjik në siguri dhe mbrojtje....