“Ju erdhi fundi”/ Thirrje vendosmërie kundër Ramës dhe qeverisë: Parlamenti i krimit

“Ju erdhi fundi”/ Thirrje vendosmërie kundër Ramës dhe qeverisë: Parlamenti i krimit

Pas përfundimit të fjalimeve në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës. Shqiptarët për 24 ditë me radhë protestojnë me forcë dhe vendosmëri kundër kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet e vazhdueshme “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre. Ata gjithashtu theksojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke bërë të qartë se largimi i Ramës është i panegociueshëm. Gjatë marshimit para Parlamentit, në turmë dëgjohen gjithashtu thirrjet në kor “Parlamenti i Krimit” dhe “Ju erdhi fundi”, duke reflektuar vendosmërinë e kësaj dite të 24-të të revoltës qytetare.