“Ju erdhi fundi”/ Marshimi vijon pranë Bashkisë, protestuesit-Ramës: Pa dhënë dorëheqjen, nuk dorëzohemi
Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit. Prej 25 ditësh protestojnë kundër Edi Ramës dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Ditën e sotme kanë sfiduar edhe motin e keq, ku pavarësisht rrebesheve të shiut qëndruan të vendosur para Kryeministrisë, me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”; “Berisha ne burg, Rama në burg”; “Atdheu nuk shitet”. Ata kanë bërë thirrje për bashkim dhe të mos përçahen, në marshimin e tyre në Tiranë, jehon thirrja “Revolucion”, “Shqipëri e Re”.
Burimi:
sot.com.al