“Jemi bashkë deri në fund, nuk përçahemi”, Gent Progni në protestë: Rama dhe Berisha në burg!

“Jemi bashkë deri në fund, nuk përçahemi”, Gent Progni në protestë: Rama dhe Berisha në burg!

Në ditën e 18-të të protestës masive që ka mbërthyer kryeqytetin, eksperti i TI-së dhe aktivisti Gent Progni ka mbajtur një fjalim mjaft të fortë përpara turmës së mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Progni ka denoncuar presionet e jashtëzakonshme të strukturave shtetërore për të ndalur revoltën, por u shpreh i bindur se kauza qytetare tashmë është e pandalshme. Aktivisti bëri një thirrje të hapur për të mos u përçarë nga sulmet kibernetike apo politike, duke goditur njëkohësisht të dyja palët e vjetra të politikës shqiptare. Progni deklaroi se lufta që po bëhet në shesh është kundër një sistemi të organizuar kriminal dhe se mekanizmat e intimidimit ndaj tyre po dështojnë. “Të gjithë mekanizmat e shtetit janë vendosur të na intimidojnë, të na bëjnë presione,...