Interpol ekstradon tre shtetas shqiptarë, një nga Italia në Shqipëri, dy të tjerë drejt Gjermanisë dhe Anglisë

Interpol ekstradon tre shtetas shqiptarë, një nga Italia në Shqipëri, dy të tjerë drejt Gjermanisë dhe Anglisë

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, një 33-vjeçar, Sueld Elezi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Ky shtetas akuzohet se në vitin 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 2 kg Kokainë në Itali, ndërsa gjatë vitit 2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 932 kg Kokainë në Itali.Gjithashtu, nga Interpol...