MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 5 gusht 2026…
Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com