VIDEO – Fluks i shtuar mjetesh në qytetin e Shkodrës, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit plan masash

VIDEO – Fluks i shtuar mjetesh në qytetin e Shkodrës, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit plan masash

Fluksi i shtuar i automjeteve në Shkodër, si pasojë e rikthimit të shumë bashkëqytetarëve nga emigracioni dhe rritjes së numrit të vizitorëve e turistëve gjatë sezonit veror, ka sjellë nevojën për një menaxhim më të koordinuar të qarkullimit në qytet.Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë vendosur në zbatim një plan të përbashkët masash, me qëllim lehtësimin e trafikut në akset dhe segmentet më të ngarkuara.Strukturat përgjegjëse janë të angazhuara në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për të garantuar një qarkullim sa më të rregullt dhe të sigurt për qytetarët, drejtuesit e mjeteve dhe vizitorët.Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve për mirëkuptim, respektimin e sinjalistikës dhe udhëzimeve të punonjësve të policisë, si dhe bashkëpunim në mënyrë që ky sezon me fluks të...