Intensifikohen ekstradimet/ 37 të kërkuar u transferuan drejt Shqipërisë, shtohen operacionet kundër krimit

Intensifikohen ekstradimet/ 37 të kërkuar u transferuan drejt Shqipërisë, shtohen operacionet kundër krimit

Ekstradimet dhe operacionet ndërkombëtare kundër krimit të organizuar po intensifikohen në kohën kur krimi s’po njeh kombësi. Vetëm gjatë këtij viti, drejt Shqipërisë janë ekstraduar apo transferuar 37 persona të kërkuar ndërkombëtarisht, ndërsa gjatë vitit 2025 numri arriti në 109 persona. Shifrat tregojnë një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër trafikut të drogës dhe organizatave kriminale. Së fundmi, nga Italia drejt Shqipërisë u ekstradua Sueld Elezi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Sipas hetimeve, ai akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka trafikuar në Itali fillimisht 2 kilogramë kokainë gjatë vitit 2020 dhe më pas 932 kilogramë kokainë në vitin 2021, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që operonte mes Durrësit...