‘Implikimi’/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona, priten të ekstradohen drejt Italisë

‘Implikimi’/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona, priten të ekstradohen drejt Italisë

Dy persona në kërkim ndërkombëtar për trafik droge janë arrestuar në Durrës. Njëri prej të arrestuarve Enkelet Avduli, 46 vjeç, u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Rrogozhinë–Peqin”. Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. “Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me partnerët ndërkombëtarë në Itali dhe në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për disa vepra penale, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë, finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Në kuadër të operacionit u arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:...