IKMT pranon skandalin: Fundosen 2 godina banimi te pallatet e “Alabbar-it” në Durrës
IKMT pranon skandalin: Fundosen 2 godina banimi te pallatet e “Alabbar-it” në Durrës Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me problematikat e konstatuara në projektin “Durrës Marina”, duke pranuar se dy godina banimi kanë pësuar ulje të konsiderueshme në strukturë. Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer për dy objektet e ndërtuara në zonat e menaxhimit A02 dhe A04 të projektit “Durrës Marina”, të cilat ndodhen në fazën e sistemimeve të jashtme. Sipas raportit topografik të Institutit të Ndërtimit, objekti 02 ka pësuar një ulje prej 28 centimetrash, ndërsa objekti 04 është fundosur me 18 centimetra. Pas këtyre konstatimeve, IKMT ka kërkuar zyrtarisht nga kompania zbatuese marrjen e masave të menjëhershme për realizimin e projekt-përforcimeve teknike që do...
Burimi:
sot.com.al