IGJEO jep alarmin: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Këto janë 3 qarqet më të rrezikuara
Fieri, Lezha dhe Durrësi janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret pasditen e së dielës dhe gjatë ditës së hënë. Paralajmërimi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili bën të ditur se rreziku më i lartë pritet në fillim të javës. Për Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Beratin, Vlorën dhe Gjirokastrën parashikohet nivel i moderuar rreziku, ndërsa në Kukës, Dibër dhe Korçë niveli i rrezikut pritet të jetë i ulët. Sipas institutit, në jug të Shkodrës, perëndim të Tiranës, perëndim të Elbasanit, perëndim të Beratit dhe veriperëndim të Vlorës rreziku do të jetë lokalisht i lartë. Për motin, pasditen e së dielës nuk priten reshje. Të hënën parashikohen reshje të dobëta në Shkodër dhe Kukës, ndërsa lokalisht reshje të dobëta priten edhe në Dibër, Lezhë, Elbasan, Berat,...
Burimi:
sot.com.al