I vuri flakën barishteve dhe shkrumboi një magazinë fishekzjarresh në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari në Durrës
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë të një subjekti privat. Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasin me inicialet A. N., banues në Durrës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit, ku 38-vjeçari kishte ndezur zjarr pranë magazinës me qëllim djegien e disa barishteve. Për shkak të përhapjes së pakontrolluar të flakëve, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e...
Burimi:
sot.com.al