I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën

I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën

Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e qëndrueshme të nxehti gjatë fundjavës, me temperatura që do të ngjiten ndjeshëm në shumicën e qarqeve të vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, e diela do të shënojë kulmin e kësaj vale, ku termometri mund të arrijë deri në 39°C në disa zona të brendshme, duke përfshirë Elbasanin, Beratin dhe Shkodrën. Edhe kryeqyteti pritet të përjetojë temperatura të larta pranë 38°C. Në qytetet e ultësirës perëndimore dhe zonat bregdetare, përfshirë edhe jugun, temperaturat do të variojnë nga 33 deri në 37°C, duke krijuar kushte të nxehta dhe të qëndrueshme përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë, zonat malore do të mbeten disi më të freskëta, me vlera që luhaten rreth 29–32°C. Moti do të dominohet nga diell i plotë dhe intervale të...