I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca policore

I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca policore

I akuzuari për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe masa të larta sigurie. Ilir Selmanaj, që hetohet dhe gjykohet si pjesë e klanit “Duka”, akuzohet nga SPAK se ka qenë një nga autorët e atentatit të bujshëm të gushtit të vitit 2019 te “Xhamlliku” në Tiranë. Malko njihej edhe si njeriu i afërt i ‘mbretit të kumarit’, Ervis Martinaj, ku i zhdukur pa gjurmë prej 8 gushtit të vitit 2022 dhe fati i të cilit ka mbetur mister për autoritetet dhe familjarët.