I akuzuar për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë, Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm
Gjykata e Elbasanit ka ndryshuar dënimin për Damiano Toshin, një nga emrat e njohur të kronikës së zezë, duke e dënuar me 25 vite burg në vend të burgimit të përjetshëm. Vendimi u mor pas rigjykimit të çështjes, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë, e cila më herët kishte prishur vendimin për burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim nga e para. Gjatë procesit të ri, gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka solli uljen e dënimit. Damiano Toshi ishte dënuar për vrasjen e basketbollistëve të ekipit “Skënderbeu”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si edhe për plagosjen e Julian Beckës. Krimi ndodhi më 3 shtator të vitit 2004 pranë Pallatit të Sportit në Korçë dhe mbetet një nga ngjarjet kriminale më të...
Burimi:
sot.com.al