Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Heqje e përjetshme e patentës për shoferët e dehur përsëritës

Nga sot hyjnë në fuqi disa ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për shkelësit, me synim rritjen e sigurisë në rrugë dhe uljen e numrit të aksidenteve. Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me drejtuesit e mjeteve që kapen në mënyrë të përsëritur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në këto raste, leja e drejtimit do të hiqet përfundimisht. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu se personat në moshë madhore që drejtojnë automjet pa qenë të pajisur me leje drejtimi do të gjobiten dhe nuk do të kenë mundësi të pajisen me patentë sipas parashikimeve të reja ligjore. Për të miturit që kapen duke drejtuar automjet, regjistrimi në autoshkollë do të lejohet vetëm pasi të kenë mbushur moshën 20...