Humbi jetën tragjikisht në aksidentin e Elbasanit, del fotoja e 7-vjeçarit që mbeti viktimë pas përplasjes fatale

Humbi jetën tragjikisht në aksidentin e Elbasanit, del fotoja e 7-vjeçarit që mbeti viktimë pas përplasjes fatale

Fotoja që shihni më sipër është e 7-vjeçarit Algit Samurri, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Mengël, teksa nëna po e shoqëronte të miturin për në shkollë. Mësohet se vogëlushi ishte nxënës i klasës së parë. Jeta dhe ëndrrat e tij u ndërprenë tragjikisht në lulen e rinisë. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është producenti Petri Bozo. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fëmija po kalonte rrugën së bashku me nënën, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të automjetit.