“Hajdut! Hajdut!”/ Protestuesit godasin me vezë makinën e ministrit

“Hajdut! Hajdut!”/ Protestuesit godasin me vezë makinën e ministrit

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka rënë edhe makina e ministrit i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, protestuesit kanë goditur me breshëri vezësh makinën zyrtare teksa ajo po largohej, ndërsa shoqëronin veprimin me thirrjet e panumërta “Hajdut! Hajdut!”.