Grabitën çiftin e bashkëshortëve me 9 qershor në aksin Domen- Postribë, policia zbardh ngjarjen…
Në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Rest time”. Në kaudër të këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Renda arrestuan një 16-vjeçar, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, të moshave 27 dhe 20 vjeç, si dhe shapllën në kërkim 1 shtetas.Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 09.06.2026, gjatë natës, në aksin rrugor “Domen-Postribë”, 16-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, iu ka marrë 500 euro, 2 shtetasve gjermanë (bashkëshortë), të cilët po qëndronin në automjetin e tyre.Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com