Grabitën 900 euro dhe 4 celularë në një banesë në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Grabitën 900 euro dhe 4 celularë në një banesë në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Tre të rinj dyshohet se kanë grabitur nën kërcënimin e thikës një banesë në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash në euro dhe katër telefona celularë. Dy prej autorëve të dyshuar janë arrestuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 900 euro dhe katër telefona celularë, të cilët dyshohet se janë sendet e vjedhura nga banesa. Hetimet vijojnë për kapjen e 21-vjeçarit, si edhe për të verifikuar nëse tre të rinjtë janë të përfshirë në raste të tjera të ngjashme vjedhjesh në kryeqytet. “Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Doorbell”, për zbardhjen e vjedhjes me mjete prerëse, kryer mesnatën e datës 23.06.2026, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”. Kanosën me mjete prerëse, poseduesit e banesës,...