Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përmes të cilave ai kundërshton akuzën e ngritur ndaj tij, si edhe një sërë veprimesh procedurale të kryera gjatë hetimit. Në seancë, prokurori Edvin Kondili u shpreh se të gjitha pretendimet e Beqajt janë të pabazuara në ligj dhe se shumica e tyre kanë marrë përgjigje gjatë fazës hetimore, në seancën paraprake, si edhe në vendimin e gjykatës që pranoi kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim. Lidhur me pretendimin e Beqajt se akuza për vjedhje nuk provohet, Prokuroria e Posaçme vlerësoi se i pandehuri nuk ka paraqitur kërkesa konkrete, por ka ngritur pyetje që, sipas saj, janë sqaruar më parë dhe do të trajtohen edhe gjatë konkluzioneve...