Gjykimi i Ilir Beqajt për “Sterilizimin”/ SPAK kundërshton 23 kërkesat, e ish-ministrit

Gjykimi i Ilir Beqajt për “Sterilizimin”/ SPAK kundërshton 23 kërkesat, e ish-ministrit

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat ish-ministri kundërshton akuzën ndaj tij dhe veprimet proceduriale të organit hetues. Sipas SPAK, kërkesat e Beqajt janë të pabazuara në ligj dhe nuk duhet të pranohen nga gjykata. Prokurori Edvin Kondili deklaroi se pjesa më e madhe e pretendimeve të të pandehurit kanë marrë përgjigje që gjatë fazës së hetimit, në seancën paraprake, përmes vendimit që lejoi kalimin e çështjes për gjykim, si dhe gjatë shqyrtimit në themel të dosjes. SPAK vlerëson se nuk ka arsye ligjore për pranimin e kërkesave të paraqitura nga ish-ministri. Dosja “Streilizimi”: Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim...