Gjykata liron protestuesit e arrestuar/ Dy persona në arrest shtëpiak, të tjerët me detyrim paraqitje dhe heqje akuzash

Gjykata liron protestuesit e arrestuar/ Dy persona në arrest shtëpiak, të tjerët me detyrim paraqitje dhe heqje akuzash

Gjykata ka dhënë pasditen e sotme vendimin për 19 qytetarët dhe djemtë e arrestuar gjatë protestës masive kundër qeverisë. Pas një seance të gjatë dhe me debate të ashpra mes palëve, togave të zeza kanë rrëzuar kërkesat e prokurorisë për izolim në qeli, duke lënë të lirë pjesën dërrmuese të të ndaluarve. Në një prononcim për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës, një prej avokatëve mbrojtës ka zbardhur skemën e masave të sigurisë, duke e konsideruar një fitore të pjesshme, ndonëse insiston se arrestimet në flagrancë ishin tërësisht politike dhe të paligjshme. “Për 19 personat e arrestuar nga protesta, prokuroria fillimisht kërkoi ‘arrest me burg’ për 3 prej tyre, dhe më pas ndryshoi qëndrim duke kërkuar ‘arrest në shtëpi’ për njërin. Për të gjithë të...