Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

Digjitalizimi i administratës, zgjerimi i tregtisë elektronike dhe rritja e kërkesës për profesione të lidhura me teknologjinë po e bëjnë zotërimin e aftësive digjitale gjithnjë e më të domosdoshëm për hyrjen në tregun e punës. Përdorimi i gjerë i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale nuk përkthehet domosdoshmërisht në zotërim të plotë të aftësive që kërkohen në arsim, punësim dhe në përdorimin e shërbimeve publike online, të paktën për të rinjtë shqiptarë. Këta të fundit mbeten ndër më pak të përgatiturit në Europë në këtë drejtim, teksa duket se e përdorin teknologjinë më shumë për të kaluar kohën në rrjete sociale. Vetëm 61.2% e të rinjve shqiptarë të moshës 16-24 vjeç zotëronin të paktën aftësi bazë digjitale, sipas të dhënave të fundit të disponueshme për Shqipërinë,...