Gjendet i pajetë peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, ishte zhdukur në det gjatë stuhisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën detare pranë ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë një 61-vjeçar. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, peshkatar. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezultonte i fundosur. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në kohën kur zona u përfshi nga stuhia e fortë me erë dhe dallgë të mëdha. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po heton në dy pista: mbytje aksidentale si pasojë e motit të keq dhe vetëmbytje. Sipas burimeve paraprake, 61-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri, ai...
Burimi:
sot.com.al