FOTO-LAJM/ Protesta kundër investimit në Zvërnec, ‘Flamingot’ zbarkojnë në sheshin para Kryeministrisë
Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, para godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillohet protesta kundër investimit në Zvërnec, është zhvilluar ‘Parada e Flamingove’. Me dhjetëra protestues, duke mbajtur në duar simbole të flamingove të punuara artistikisht, kanë parakaluar para Kryeministrisë. Flamingot, shpendët që vizitojnë Lagunën e Nartës, janë kthyer në simbol të protestës kundër investimit në Zvërnec.
Burimi:
sot.com.al