FOTO-LAJM/ “Më të bashkuar se kurrë!”, pankartat nga protesta e 69-të, qytetarët i drejtohen Ramës: Nuk është prona…
Edhe këtë të premte, në protestën e 69-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të shfaqura në shesh. Një prej pankartave mbante mbishkrimin: “69, më të fortë se kurrë”, ndërsa një tjetër pankartë, e shoqëruar me imazhin e një tufe korbash, shkruante: “Ende këtu. Ende duke kërkuar përgjigje”. Ndërkohë, një mesazh tjetër i drejtohej kryeministrit Edi Rama, i shoqëruar edhe me fotografinë e tij dhe hartën e shqipërisë: “Jo prona jote. Vendi ynë”. Në shesh u shfaq edhe pankarta me mesazhin, “69, MË TË BASHKUAR SE KURRË.”, si dëshmi edhe të pranisë së shqiptarëve nga diaspora.
Burimi:
sot.com.al